Veseli tha se do t’i pastrojë listat e veteranëve, Hoti reagon ndaj kësaj deklarate – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Veseli tha se do t’i pastrojë listat e veteranëve, Hoti reagon ndaj kësaj deklarate

20:43 | 11 Shtator 2019

Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të Veselit.

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, i ka reaguar Kadri Veselit i cili më herët kishte thënë se do të pastronte listat e veteranëve nga emrat e rremë.

“Do të përfundojë atë që unë kam nisur, do të pastroj listat e veteranëve të UÇK’së”, kishte thënë Veseli.

Mirëpo reagimi i ish-shefit të grupit parlamentar të LDK’së ka qenë i shpejtë.

“Listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer, por nga prokuroria. Mjafton që prokurorët të mos kërcënohen”, ka thënë Hoti.

Komento: