Veseli tregon se a do të rikandidojë për Kryetar të PDK-së,

10:44 | 31 Mars 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe Kryetari i PDK-së, ka bërë të ditur se do të rikandidojë edhe për një mandat tjetër të PDK’së.

Ai zgjedhjet e brendshme në këtë parti i ka quajtur model për partitë e tjera në vend, madje i ka krahasuar edhe me vendit e Ballkanit Perëndimorë.

Veseli ka treguar se zgjedhjet brenda kësaj partie do të përfundojnë në muajin prill.

“Unë pres që nga pjesa e dytë e muajit prill të përfundoj i gjithë procesi zgjedhor në degët e Partisë Demokratike të Kosovës e cila pastaj do të kulmoj me Kuvendin zgjedhorë, konventën e madhe tradicionale të Partisë Demokratike të Kosovës, ku do të jenë kandidaturat edhe për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Jam krenarë edhe do të jem edhe më krenarë të jem në krye të kësaj force, do të them përparimtare, politike të Kosovës siç është Partia Demokratike e Kosovës.

Do të thotë do të kandidoj për kryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës, do ta bëjë publike në momentin kur janë rrethanat më të mira për partinë, do ta respektojë rregulloren të cilën e kanë zgjedhur Këshilli Drejtues për zgjedhje të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe do t’i krijojmë mundësi, do t’i krijomë mundësi secilit që të ketë mundësi të marrë përgjegjësi dhe të ketë drejtë zgjedhjeje”.

Komento: