Kadri Veseli, po del të jetë shumë aktiv viteve të fundit.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka krahasuar fenomenin e njohur si Bifurkacioni për të shpjeguar se çfarë orientimi ka partia e tij.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, përmes fenomenit të njohur si Bifurkacioni, ka shpjeguar edhe orientimin e partisë së tij.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, Bifurkacioni i lumit Nerodime është trashëgëmi e veçantë natyrore, pasi që Bifurkacioni i lumit Nerodime është trashëgimi e veçantë natyrore, sepse përbën një dukuri të rrallë gjeografike të derdhjes së një lumi në dy dete, përcjell lajmi.net.
Në këtë udhëkryq, Veseli ka thënë se qëndron në krahun që shkon drejt perëndimit, pasi që sipas tij, ky është edhe orientimi gjeopolitik që siç u shpreh ai, “na e kanë lënë amanet rilindësit tanë”.
“Kosova e ka arritur lirinë dhe pavarësinë e saj, duke pasur përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë. Prandaj, jam i sigurt se vetëm me ta në krah mund t’i përballojmë edhe sfidat që na presin”, ka shkruar ndër të tjera Veseli.
Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:
Bifurkacioni i lumit Nerodime është trashëgimi e veçantë natyrore, sepse përbën një dukuri të rrallë gjeografike të derdhjes së një lumi në dy dete.
Njëri degëzim derdhet në lumin Sitnicë dhe vazhdon drejt lumit Ibër, Moravë dhe përmes Danubit arrin në Detin e Zi në Lindje.
Kurse, degëzimi tjetër përmes lumit Lepenc e Vardar derdhet në Detin Egje.
Në këtë udhëkryq unë qëndroj në krahun që shkon drejt Perëndimit, sepse ky është orientimi gjeopolitik që na e kanë lënë amanet rilindësit tanë.
Kosova e ka arritur lirinë dhe pavarësinë e saj, duke pasur përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë.
Prandaj, jam i sigurt se vetëm me ta në krah mund t’i përballojmë edhe sfidat që na presin.
Zgjedhjet e reja simbolikisht do të jenë një lloj bifurkacioni i orientimit ideologjik për qytetarët tanë.
Ata duhet të zgjedhin nëse Kosova do të vazhdojë konsolidimin dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimorë, duke përqafuar vlerat perëndimore të lirisë e demokracisë apo të devijojë drejt degëzimit që rrezikon të na çojë drejt ideve të prapambetura dhe despotike që vijnë prej Lindjes