Kadri Veseli , Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të largojë nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza të konfirmuar nga institucionet e drejtësisë.
Lidhur me këtë Veseli ka deklaruar se e ka pritur këtë moment por që vendimin e ka marrë menjëherë pas konventës së fundit të PDK-së.
“Me sakrifica e kemi fituar lirinë dhe nuk e kemi ndërmend të humbin në rrethana të paqes për shkak të te disa vetive që janë të neveritshme. Kjo është ajo çfarë kam dashur të bëjë që në ditën e parë që jam zgjedhur kryetar i PDK-së, pas kësaj konvente në një proces që ka zgjatur rreth tetë muaj me mijëra qytetarë ku kam takuar për të treguar se nuk kemi ndërmend të humbim Kosovën dhe që nuk duam që të rinjtë tanë që të ikin për shkak të mungesës së shpresës e besimit. Do t’i jap mundësi secilit që të ketë të drejtën të qëndrojë në Kosovë dhe për këtë pjesë jam i zotuar e do t’i shkojë deri në fund. E di që nuk është e lehtë, por besimi i atyre njerëzve më mban”, ka thënë Veseli, transmeton Indeksonline.
Tutje ai tha se është i vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështje që është në interes të vendit.
“Nuk besoj se është ndokush më i vendosur se unë për t’i shkuar deri në fund diçkaje që është në interes të vendit. Jam shumë i vetëdijshëm dhe shumë i vendosur dhe do t’i shkojë deri në fund, nuk ka rrugë apo opsion tjetër dhe do të marrë vendime që janë në interes të qytetarëve. Ky vend ka nevojë për më shumë besim e më shumë shpresë. Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë i pamëshirshëm, shancat dhe mundësitë do të jenë për çdo qytetarë, për një Kosovë të ndërmarrësisë, për konkurrencë fer dhe ku sundimi i ligjit është i barabartë për të gjithë ne. Nuk do të jetë vetëm për ata që janë në qeveri, por për të gjithë zyrtarët e PDK-së, asnjë zyrtarë nuk do të vishet me asnjë përgjegjësi as të kanadidojë nga PDK-ja, as nuk do të votohet as i PDK-së dhe as i partnerëve të koalicionit që kanë aktakuza, ky është fillimi i cili është bazë etike i shoqërisë për të dhënë shembull, që në rend të parë duhet t’i krijojmë shpresë dhe besim qytetarëve”, tha ai në Klan.
Veseli tha se njerëzit mund të kenë shumë dilema gjatë këtyre ditëve, por edhe mosbesim pasi këtu shumë flitet e pak bëhet, por që është i vendosur t’i shkojë deri në fund sepse ka vizionin e qartë se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë e pakompromis dhe nuk do të lejohet që 20 vite pas luftës të na ikë rinia për shkak të këtyre dukurive.
“Më i fortë se çdo politikan është sundimi i ligjit”, tha ai