Veseli vizitë në Burojë: Me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta

21:05 | 02 Korrik 2020

Kadri Veseli ka vizituar sot prindërit e presidentit Thaçi.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka takuar në fshatin Burojë, prindërit e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Veseli Thaçin e quajti vëlla nga lufta.

“Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që ditë më parë Prokuroria Speciale ka propozuar aktakuzë për krime lufte nga Veselit dhe Thaçit.

Komento: