Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë ka pritur në ‘konak’ për darkë kryeministrin shqiptar, Edi Rama si dhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn e Behgjet Pacollin.
E se çfarë u biseduar në këtë takim ka folur Kadri Veseli.
Ai ka treguar arsyen e këtij takimi, e që sipas tij ishte shtëpia e re e presidentit të vendit.
“Ia uruam shtëpinë e re Hashim Thaçit”, ka thënë Veseli. /ORAinfo/