“Veshje luksoze dhe gjëra të tjera”, mediat franceze: Hajnat u futën në shtëpinë e Zhegrovës natën e Vitit të Ri

17:42 | 02 January 2024

Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, duket se nuk ka kaluar mirë në festën e ndërrimit të moteve.

Mediat franceze raportojnë se atij iu vodh shtëpia pak para mesnatës së 31 dhjetorit.

Dyshohet se aty u vodhën stoli dhe veshje luksoze.

Oficerët e policisë zbuluan një thyerje të një shtëpie në Losc në Villeneuve-d’Ascq.

Aty ishte hapur dera e përparme.

Ishte ora 23:50 kur alarmi i shtëpisë u ndez, por duket se anëtari i Lille nuk ishte në shtëpi.

Thuhet se policia kishte kontaktuar me 24- vjeçarin përmes një videokonference, për të konstatuar tutje dëmet.

Rasti po hetohet, derisa futbollisti i Kosovës deklaratën e tij do ta jap gjatë ditëve të ardhshme.

Komento: