Vështirësohet qarkullimi në komunikacion nga reshjet e borës

11:13 | 18 Dhjetor 2018

Shtohen reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi në komunikacion.

Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar prej orëve të mbrëmjes së kaluar kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës, e veçmas në magjistralen që lidh kryeqytetin me qytetet e tjera si; Prizrenin, Pejën, Ferizajn dhe Mitrovicën.

Siç shihet në foto bora në këtë rrugë nuk është pastruar dhe paraqet vështirësi për qarkullimin e veturave.

Javën e kaluar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, një veturë ka rrëshqitur në Ferizaj, ku kanë humbur jetën dy persona.

Komento: