Vet plagoset një person në afërsi të liqenit të Badovcit

17:42 | 26 Janar 2023

Një person vet plagoset në afërsi të liqenit të Badovcit.

Një person është dërguar për tretman mjekësor pasi që dyshohet se i njëjti se është vet plagosur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në afërsi të liqenit të Badovcit, shkruan lajmi.

Më tej thuhet se lidhur me rastin është sekuestruar një pushkë gjuetie me 10 fishekë.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Komento: