Vetaksident në Deçan, një person i lënduar u dërgua për në spitalin e Pejës

19:15 | 01 Korrik 2026
vetaksident-ne-decan,-nje-person-i-lenduar-u-dergua-per-ne-spitalin-e-pejes

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Gazetën Express se sot rreth orës, 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugen ‘Tahir Zemaj’ në Deçan.

Ai tha se si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.

“I njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Komento: