
Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën ‘’Idriz Seferi’’ në Gjilan.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani ka deklaruar se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë.
“Me datën 15.03.2024 rreth orës 15:40 në rrugën ‘’Idriz Seferi’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një vetaksident trafiku në të cilin ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vetë aksidenti lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i automjetit dhe pasagjeri i këtj automjeti të cilëve u është ofruar trajtim mjekësorë në qendrën emergjente të spitalit të Gjilanit. Sipas mjekut kujdestar që të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Rrethanat dhe shkaktaret e këtij vetë aksidenti janë duke u hetuar nga hetues policor të trafikut rajonal në Gjilan”, ka thënë Osmani./Front Online/