Vetaksident në Gllarevë të Klinës, lëndohet një person

10:16 | 24 Korrik 2023
vetaksident-ne-gllareve-te-klines,-lendohet-nje-person

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë Fadil Gashi.

Gashi tha se një person është lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti.

“Është dërguar me autoambulancë në QKMF në Klinë. Pastaj me udhëzim të mjekëve është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Pejës”, tha Gashi për Klan Kosova.tv

“Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, theksoi ai.

Komento: