Vetaksident në Grabanicë të Klinës/ Tre persona të lënduar, njëri nga ta fëmijë

14:03 | 24 Shkurt 2024

Një vet aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Grabanicë të Klinës.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

Në mesin e tyre një fëmijë i cili ka pësuar lëndime të rënda.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Fëmija i lënduar, me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar nga Spitali Rajonal i Pejës, në QKUK.

“Policia është njoftuar për një vet aksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmiu i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar” ka thënë Gashi./Front Online

Komento: