Vetaksident në Greme të Ferizajt, humb jetën pasagjeri që ishte në veturë

10:26 | 29 Dhjetor 2025
Vetaksident në Greme të Ferizajt, humb jetën pasagjeri që ishte në veturë

Dje në fshatin Greme të Ferizajt, është shkaktuar një aksident, pasi që shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri që ka qenë në atë veturë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Greme, Ferizaj / 28.12.2025 – 17:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin kishte humbur kontrollin mbi të dhe ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri që ka qenë në atë veturë, viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Komento: