Vetaksident në Kamenicë, 67-vjeçari rrokulliset me veturë dhe vdes

19:17 | 08 May 2023

Një 67-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shipashnicë të Komunës së Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Osmani tha se dyshohet se viktima e kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me targa gjermane dhe kishte dal nga rruga duke u rrokullisur.

“Shkaqet e aksidentit ende janë të panjohura dhe po hetohen nga hetuesit policorë të aksidenteve, gjersa nga hetimet preliminare dyshohet se viktima ka vuajtur nga problemet shëndetësore”, tha ai për Klan Kosovën.

Komento: