Vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë, tre të lënduar

12:22 | 23 Shtator 2020

Një vetëaksident ka ndodhur sot në magjistralen Rahovec-Malishevë.

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Rahovec-Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Ka ndodhur një vetaksident ku janë lenduar tre persona. Janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e qytetarëve dhe janë transferuar në spitalin e Gjakovës. Kemi informacion se të tre janë jashtë rrezikut për jetë. Hetimet e trafikut janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gjurkaj.

Komento: