Aksidentet e trafikut po vazhdojnë edhe më tej në vendin tonë.
Një vet-aksident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Malishevë, ku si pasojë e saj ka humbur jetën një person.
Sipas policisë, drejtuesi duke mos e përshtatur shpejtësinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë e aksidentit vozitës dhe katër pasagjerë meshkujt kanë pësuar lëndime trupore, përderisa njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.