Vetaksident në rrugën Ferizaj-Nerodime

14:24 | 04 Shkurt 2023

Vetaksident në rrugën Ferizaj-Nerodime, vetura del nga rruga dhe përfundon në ara.

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Nerodime, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes, shihet se vetura ka përfunduar në ara.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policië për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, s’ka të lënduar nga ky aksident.

“Tani na njoftuan se nje automjet i udhetareve me targa vendore èshte vetê aksidentuar në rrugën Ferizaj- Nerodime afër rest.”Ujëvara”. Nuk raportohet për persona të lënduar. Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.

Komento: