Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

21:47 | 18 Gusht 2024

Në fshatin Parallovë, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një vetaksident trafiku.

Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

“Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan në fshatin Parallovë. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Hashani.

Komento: