Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit, një veturë zyrtare 4Z ka përfunduar thuajse e rrotulluar e tëra.
Në aksident nuk ka pasur të përfshirë ndonjë automjet tjetër, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arriture dhe ekipet emergjente.
Duhet përkujtuar që nga dita e djeshme në vend janë obligative gomat e dimrit, ndërsa si pasojë e reshjeve të shiut mbrëmë rrugët në përgjithësi sot kanë qenë shumë më problematike për të qarkulluar.