
Pasditen e së hënës, një vet-aksident ka ndodhur në Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Front Online se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123”.
Sipas tij, shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij e më pas ka goditur një barnatore.
Derisa nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person/pasagjeri dhe janë shkaktuar dëme materiale.
“Sot me datë 26.02.2024 , rreth orës 14:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Brigada 123 në Suharekë. Një automjet gjatë lëvizjes, pasi që ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, automjet per pasagjere ka goditur një barnatore. Si pasoje e aksidentit një person është lënduar (pasagjere) në automjet si dhe jane shkaktuar deme materiale”, tha Bytyqi.