Vetaksident të Tumoc të Istogut, lëndohet një person

13:03 | 11 Mars 2024
vetaksident-te-tumoc-te-istogut,-lendohet-nje-person

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Tumoc të Istogut ku si pasojë e përplasjes një person është lënduar dhe është dërguar në Spitalin e Pejës.

Rastin e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut. Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrëfikësat”, tregoi Gashi.

Komento: