Vetaksidenti i tre policëve në veri, Elshani: S’ka arsye për dyshime, rruga ishte me ngrica

02:08 | 21 December 2024
vetaksidenti-i-tre-policeve-ne-veri,-elshani:-s’ka-arsye-per-dyshime,-rruga-ishte-me-ngrica

Tre zyrtarë policorë janë lënduar mëngjesin e sotëm nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka folur për këtë aksident.

“Nuk ka arsye për dyshime. Thjeshtë, rruga ka qenë me ngrica dhe lëvizja e policisë ka qenë e tillë. Këto janë raste që ndodhin, është rastësi”, tha Elshani për Klanin.

Ai shtoi se ky është vetaksidenti i shtatë në këtë zonë, por hodhi poshtë spekulimet se në rrugë mund të jetë hedhur vaj apo substanca të tjera.

“Veç vdekjen e kemi të sigurt, nuk ka dyshime për ndonjë veprim të qëllimshëm”, u shpreh Elshani.

Komento: