Vetaksidentohet një person në Istog, kjo është gjendja e tij

16:44 | 24 Mars 2019

Një person është vetaksidentuar sot në Cërrc të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka marrë lëndime trupore.

“Sot rreth orës 11:40 në fshatin Cërrc të Istogut ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë e kësaj një person është lënduar. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.

Komento: