Vetë aksidentohet, humb jetën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vetë aksidentohet, humb jetën

11:50 | 24 Dhjetor 2018

Edhe një aksident me fatalitet ka ndodhur në vendin tonë.

Drejtoria e Policisë Rajonale të Prizrenit përmes një komunikate ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën rajonale Prizren-Suharekë ka ndodhur një vetaksident me fatalitet.

Në orët e para të mëngjesit, policia ka marrë informatën për një vetaksident në hyrje të Suharekës, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë, ndërkaq vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të veturës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve dhe rrethanave te rrugës”, thuhet në komunikatë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Komento: