Vetë aksidentohet, ndërron jetë

14:25 | 22 Dhjetor 2018

Ka ndërruar jetë edhe një person si pasojë e vetë aksidenti.

Një person ka vdekur në Istog si pasojë e një vetë aksidenti. Raportohet se pas lëndimeve të marra, vozitësi ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar në qendrën e mjekësisë familjare të Istogut, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore dhe prokurori i shtetit.

Me urdhët të këtij të fundit, trupi i pa jetë i viktimës ju lirohet familjarëve për ceremoni mortore.

Komento: