Vetëaksidenti i rëndë në Istog, Policia jep detaje si vdiq 29 vjeçari në vendin ngjarjes

09:43 | 10 February 2023

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku si pasojë ka vdekur një 29-vjeçar.

Detaje rreth këtij vetaksidenti ka dhënë Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, deri te vetaksidenti ka ardhur deri sa vozitёsi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё dhe duke mos ju përshtatur shpejtёsisё, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojё ka vdekur.

“Ju informojmë se me datë 9 shkurt 2023, rreth orës 18:50, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdё-Istog. Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitёsi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtёsisё, humb kontrollin del nga rruga dhe si pasojё humb jetёn, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Komento: