Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit në Gjakovë

12:06 | 05 Maj 2026

Është vetëdorëzuar në Polici Qazim Sadrija, i dyshuari për vrasjen në Gjakovë, raporton Sinjali..

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Njëri prej tyre, me inicialet Q. S., rreth orës 09:45 është vetëdorëzuar në polici dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”.

Kujtojmë qe ngjarja ka ndodhur në orët e vota të mesnatës, ku pas një mosmarrëveshje një i ri ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë të ftohtë.

Viktima është identifikuar si Rexhë Brahimaj, i cili nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

I riu është goditur me thikë dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore pas transportimit në spital, lëndimet kanë rezultuar fatale.

Komento: