
Është vetëdorëzuar i dyshuari për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” në Ferizaj.
Lidhur me rastin “Vrasje e mbetur në tentativë”, i cili ka ndodhur më 21.12.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, ku si pasojë kishte mbetur i plagosur një person bëhet e ditur se sot rreth orës 11:15, i dyshuari A.R, 31 vjeç ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj, duke shprehur vullnetin për vetëdorëzim.
“Pas kësaj, hetuesit rajonalë përgjegjës për rastin, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e të dyshuarit, ku edhe është realizuar arrestimi i tij.I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe për të gjitha veprimet hetimore të policisë është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftim.