Vetëdorëzohet Sabit Geci

17:30 | 13 May 2019

Nga Stambolli është kthyer mbrëmë për t’u vetë dorëzuar ish eprori i UÇK-së, Sabit Geci

Ish- eprori i UÇK-së, Sabit Geci është vetë dorëzuar në Shërbimin Korrektues të Dubravës.

Për Klan Kosovën e ka konfirmuar avokati i Sabit Gecit, Haxhi Millaku.

“Po mbrëmë është rikthyer në Kosovë në ora 1 e 30 të natës nga Stambolli. Përkundër gjendjes së tij të rëndë shëndetësore për të cilën janë të informuara të gjitha organet përgjegjëse, aktualisht ai për shkak të gjendjes së rënduar është në spital sepse mbrëmë rrugës deri sa po transportohej për në Dubravë i është përkeqësuar gjendja”, tha Millaku.

Ai me këtë rast ka shtuar se klienti i tij gjendet për shërim në Stamboll.

Millaku ka thënë se në vazhdimësi i ka njoftuar organet kompetente për gjendjen e Sabit Gecit, i cili, sipas tij, është i prekur nga kanceri në mëlçi dhe në organe të tjera vitale.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të prangos ish-eprorin e UÇK-së, Sabit Gecin, i cili është i dënuar me 15 vjet bur gim kundër popullatës civile dhe për armëmbajtje pa leje.

Komento: