Vetëm 45 prej tyre rrinë në sallë kur flitet për Arsimin

12:55 | 18 Shtator 2020

Deputetët të pa interesuar, vetëm 45 prej tyre rrinë në sallë kur flitet për Arsimin.

Një orë me vonesë ka filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Pasi që në mungesë të kuorumit dështoi votimi për rezolutën e LVV’së për dialogun, me rend të ditës është vazhduar me interpelancën e LVV’së për ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

Megjithatë, edhe në këtë interpelancë nuk ka pasur interesim të deputetëve, të cilët në sallë kanë qenë të paktë në numër.

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka kërkuar që të mos ketë vonesa si ajo e sotmja për të nisur seanca.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka thënë se një gjë e tillë po ndodhë pasi që janë pak deputetë në seancë.

Nagavci tha se në sallë momentalisht ndodhen vetëm 45 deputetë.

Komento: