Vetëm edhe një ditë afat për faljen e tatimit në pronë/ Komuna e Kaçanikut merr këtë vendim

17:10 | 07 Dhjetor 2023
vetem-edhe-nje-dite-afat-per-faljen-e-tatimit-ne-prone/-komuna-e-kacanikut-merr-kete-vendim


Komunat e vendit vetëm edhe nesër kanë afat për të vendosur lidhur me faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurove.

Deri sot shumë komuna nuk kanë vendosur ende për faljen e tatimit në pronë në lartësinë e sipërcekur.

Komunat të cilat e kanë votuar faljen e tatimit në pronë janë: Komuna e Drenasit, Graçanicës, Obiliqit, Vushtrrisë, Skenderajt, Suharekës, Gjilanit, Kamenicës si edhe ajo e Hanit të Elezit.

Ndërsa Komuna e Prishtinës për sot ka paraparë ta hedhë në votim në kuvend.

Ndërsa komunat që përfundimisht i kanë thënë jo faljes së tatimit në pronë janë komunat të Pejës, Istogut, Deçanit, Gjakovës.

Jo faljes së tatimit në pronë i ka thënë edhe Komuna e Kaçanikut.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, kryetari i kësaj komune Besim Ilazi.

Sipas tij, ky vendim është marrë për shkak që si komunë e vogël që janë dëmtohen në buxhet.

“Nuk e kemi fal tatimin në pronë  për shkak se si komuna të vogla neve na dëmton jashtëzakonisht shumë kështu që asamblistët kanë marrë vendim që të mos falet tatimi në pronë për Komunën e Kaçanikut”, ka treguar Ilazi për Front Online.

Ndërsa, ka shtuar se vendimin për këtë çështje e kanë marrë javën e kaluar./Front Online

Komento: