Vetëm edhe tre ditë partitë kohë për koalicione parazgjedhore

19:13 | 27 August 2019

Partitë kanë vetëm edhe tre ditë kohë për koalicione parazgjedhore.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot ka miratuar buxhetin rreth 6 milionë euro për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në këtë mbledhje, ndër të tjera, janë caktuar edhe afatet e aktiviteteve zgjedhore, sipas të cilave fushata do të zgjasë dhjetë ditë, duke filluar nga 25 shtatori deri më 4 tetor, ndërsa aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 30 gusht.

KQZ po ashtu ka bërë të ditur se partitë politike kanë vetëm edhe tre ditë afat për të bërë koalicione parazgjedhore.

“Deklarimi për koalicione të partive politike fillon me 27 gusht dhe përfundon me 30 gusht 2019”, thuhet në vendimin e KQZ.
Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se a ka vendosur Ministria e Financave që të financojë zgjedhjet e parakohshme. Parashihet që organizimi i këtyre zgjedhjeve të kushtojë diku afër 4 milionë euro.

Shumë parti kanë lidhur koalicione deri më tani. AAK e drejtuar nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka lidhur koalicion me PSD’në. Ndërsa AKR e Behgjet Pacollit ka lidhur koalicion me Nismën Socialdemokrate ndërsa si bartës i kësaj liste është Fatmir Limaj.

Partitë kanë vetëm dhjetë ditë për të kryer fushatë parazgjedhore.

Komento: