Vetëm ky lojtar mund ta zëvendësojë Messin te Barça

15:22 | 06 Maj 2019

Vetëm, Kylian Mbappe mund ta zëvendësojë Messin te Barcelona.

Teksa Lionel Messin gradualisht po shkon drejtë fundit të karrierës së futbollit aktiv, Barcelona po mendon të gjejë zëvendësuesin e tij.

Sipas “Diario Gol”, Barcelona i ka kërkuar Messit që të jap një emër që mund të jetë pasardhësi i tij në “Camp Nou”.

Sipas mediave, Messi është shprehur se francezi Kylian Mbappe mund ta zëvendësoj.

20-vjeçari ka shënuar mbi 100 gola në karrierën e tij, ndërsa vlera aktuale e sulmuesit francez është 211 milionë euro.

Komento: