Vetëm një autobus shkoi nga Kosova për të votuar në Medvegjë

20:30 | 03 Prill 2022

Serbia sot ka votuar.

Qytetarët e Medvegjës që jetojnë në Fushë Kosovë në mënyrë të organizuar janë nisur mëngjesin e sotëm për të votuar në zgjedhjet që po mbahen në Serbi.

Transporti i tyre është organizuar me autobusë nga klubi “Trojet” dhe mbështetur nga Komuna e Fushë Kosovës.

Qytetarët thanë se po udhëtojnë atje për përmirësimin e kushteve të jetës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, mos pasivizimin e adresave dhe rregullimin e infrastrukturës bazike në fshatrat shqipfolëse.

Komento: