Vetëm një rast me koronavirus në Prishtinë, Shpend Ahmeti jep lajmin e mirë

09:30 | 26 Prill 2020

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se është i gëzuar që numrii i rasteve të reja nuk po rritet.

Ai tha se sot është vetëm një i infektuar me koronavirus në Prishtinë, që e ka konsideruar si qershia në torte.

Qershia në tortë për sot, vetëm një rast në Prishtinë, edhe pse 28 në krejt Kosovën.

E di që juve mund të ju duken shumë 28, por për mua është me rëndësi që numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë. Afër jemi.

#rriNshpi”, ka shkruar ai.

Komento: