Vetëm pak ditë pas fejesës, Lulja tregon se kur do të martohet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vetëm pak ditë pas fejesës, Lulja tregon se kur do të martohet

14:25 | 31 Gusht 2019

Pak ditë më parë, Lulja është fejuar.

Edhe Lule Mustafa njëjtë sikur motrat e saj po pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Madje, ndryshe prej Safetes e Sahides që këndojnë gjithmonë bashkë Lule Mustafa ka këngë të shumta solistike.

Pak ditë më parë, Lulja e bukur kurorëzoi dashurinë e saj me fejesë e cila padyshim që u përcjell me një entuziasëm të madh, pasi që kishte shumë të ftuar si familjarë, miq e kolegë, shkruan kosovarja.

Lulja ishte përkujdesur që në çdo detaj të dukej si një princeshë e përrallave, e këtë ia arriti të duket e tillë në radhë të parë para syve të fejuarit të saj Albanit.

Natyrisht, që pas fejesës pritet që të kemi edhe dasmë. Për planet e së cilës ka folur edhe vetë këngëtarja.

E pyetur se kur do të martohet ajo ka thënë “Se për martesë nuk i dihet, njëherë fejesa, për martesë do ju tregojmë”.

Sigurisht që mënjëherë pas fejesës e sheh pak sa të ngutshme martesën.

Komento: