Vetëm pas ditë pas vdekjes së Shpatit, Selvija merr vendimin e madh për të birin, e përloti një shqiptari

20:13 | 14 Dhjetor 2025

Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment mjaft emocional nga jeta e saj personale.

Përmes një InstaStory, ajo ka bërë të ditur se është nisur drejt Italisë së bashku me të birin, Roelin, duke reflektuar hapur mbi mungesën e madhe që vazhdon ta shoqërojë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj.

Udhëtimi, që në rrethana të tjera do të ishte një moment i zakonshëm familjar, për Selvijen mbart një peshë të veçantë emocionale.

Ajo ka zgjedhur ta shoqërojë fotografinë e publikuar me një mesazh prekës, i cili ka prekur zemrat e shumë ndjekësve.

Në pak fjalë, por me shumë ndjenjë, ajo ka shprehur dëshirën e madhe që ky udhëtim të mos ishte vetëm për dy, por që familja të ishte e plotë.

“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet dhimbja e vazhdueshme dhe mungesa e thellë e partnerit të jetës.

Ky mesazh i sinqertë pasqyron jo vetëm dhimbjen personale të Selvije Jaos, por edhe forcën e saj për të vazhduar përpara, duke u përkushtuar ndaj djalit të saj.

Ajo shpeshherë ka ndarë momente nga përditshmëria, duke treguar se edhe pse jeta ka marrë një kthesë të dhimbshme, dashuria për të birin dhe kujtimi i bashkëshortit mbeten shtylla të forta në rrugëtimin e saj.

Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, me shumë mesazhe mbështetjeje, ngushëllimi dhe fjalë zemre për Selvijen dhe Roelin.

Ky postim i thjeshtë, por thellësisht emocional, është një tjetër dëshmi e mënyrës se si ajo zgjedh të ndajë dhimbjen, mallin dhe dashurinë, duke e mbajtur gjallë kujtimin e artistit të ndjerë në çdo hap të jetës së saj./ORAinfo/

Komento: