Vetëm që të kthehet te Barcelona, Neymar bën veprimin që askush nuk e priste

21:22 | 20 May 2020

Neymar bën një tjetër veprim, vetëm e vetëm që të rikthehet te Barcelona.

Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Neymar, është akoma i vendosur për t’u rikthyer te Barcelona.

Sipas gazetave spanjolle, braziliani po bën gjithçka për t’u rikthyer te Barcelona, duke pranuar edhe ulje të pagës.

Ylli brazilian është gati të heq dorë nga 15 milionë euro në vit, për të luajtur sërish në Camp Nou.

Neymar te PSG fiton 35 milionë euro në sezon, dhe te Barcelona do të luante me 20 milionë euro.

Vendimi i Neymar për të pranuar ulje pagash, ndoshta do të lehtësonte negociatat mes dy klubeve.

Kujtojmë se në vitin 2017, Neymar për 222 milionë euro ishte transferuar te PSG.

Komento: