Vetëm tetë kombëtare e kanë fituar Kupën e Botës deri më tani

13:39 | 18 December 2022

Me fillim nga ora 16:00 në ”Lusail Iconik Stadium” do të luhet ndeshja finale e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

Francezët janë kampion në fuqi ndërsa argjentinasit për herë të fundit këtë trofe në vitin 1986-të.

Kampionati Botëror për herën e parë të parë u zhvillua në shtetin e Uruguait në vitin 1930.

Në historinë 92-vjeçare, për 22 edicione Kupën e Botës e kanë fituar vetëm tetë kombëtare

E para është kombëtarja e Brazilit ndodhet në vendin e parë me pesë tituj ndërsa Italia dhe Gjermania kanë nga katër tituj të Kupës së Botës.

Dy finalistët e tanishëm Franca dhe Argjentina së bashku me Uruguain kanë nga dy tituj kurse Anglia dhe Spanja kanë nga një.

Ky turne zhvillohet çdo katër vjet.

Gjatë kësaj kohe vetëm dy herë nuk është mbajtur në vitet 1942 dhe 1946, për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Komento: