Veteranët e rrejshëm, ja kë e akuzon kryetari i OVL të UÇK-së. – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Veteranët e rrejshëm, ja kë e akuzon kryetari i OVL të UÇK-së.

12:18 | 28 Janar 2019

Prokuroria ka nisur gjykimin rreth fryrjes së listave të UÇK-së.

Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së, i ka hedhur fajin për rastin “veteranët e rrejshëm” edhe politikës.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se fajtor për fryrjen e listave të veteranëve nuk janë vetëm komandantët dhe Komisioni, por sipas tij edhe politika është fajtore, raporton lajmi.

“Këtu nuk i kanë fajet vetëm komandantët, fajet i ka edhe politika. Unë nuk kam nevojë të flas me emra. Politika është dashur të jetë sot këtu bashkë me komandantët”, deklaroi Gucati.

Sipas tij, ka qenë mirë që u mbajt sot kjo seancë, pasi siç u shpreh ai, “është mirë që sot është mbajtur kjo seancë dhe është dhe është ndarë shapi prej sheqerit”.

Komento: