Veteranët e UÇK-së ndajnë një shumë të hollash për të prekurit nga tërmeti

14:41 | 26 November 2019

Po vazhdojnë të ndahen ndihma për Shqipërinë pas tërmetit katastrofal.

Veteranët e UÇK-së dhurojnë 5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke i përcjellë me dhimbje lajmet për tërmetet që goditën Shqipërinë.“Me këtë rast, iu shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre gjatë kësaj tragjedie, ndërsa të gjithë të lënduarve iu dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në komunikatë.

OVL e UÇK-së, do të ndihmojë me 5000 euro dhe iu bën thirrje veteranëve të luftës, atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë në llogaritë bankare që me këtë rast i ka dhënë shteti shqiptar.

Komento: