Veteranët paralajmërojnë protesta nëse nuk përfshihen në pagë minimale

23:54 | 04 December 2022

Klinaku paralajmëron protesta nëse veteranët nuk përfshihen në pagë minimale.

Faton Klinaku, Ushtruesi i Detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se nëse në Kuvendin e Kosovës del në lexim projektligji për pagën minimale atëherë do të protestojnë.

Projektligji për pagën minimale parasheh rritjen e pagës minimale nga 170 euro në 250.

Veteranët marrin 170 euro, në pragun minimal, poqë ligji nuk i përfshin ata në rritje.

Për këtë çështje më parë edhe kanë protestuar dhe sërish kanë paralajmëruar protesta.

“Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dalë në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se do të jemi përsëri në protesta në oborr të Kuvendit. Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht’, ka shkruar në Facebook Klinaku.

Komento: