Veteranët të mllefosur me Qeverinë Kurti

22:37 | 09 Korrik 2021

Veteranët të mllefosur me Qeverinë Kurti, thonë se nuk po i mbron ish-krerët e UÇK’së.

Luftëtarët shprehen të mllefosur me qeverinë pasi sipas tyre nuk po i mbrojnë ish krerët e UÇK-së.

Të sinkronizuar në hapa por edhe me qëllime e nisën marshin nga “Sheshin Skënderbe” në Prishtinë.

Nën valëvitjen e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe prirjen e ish luftëtareve të kësaj ushtrie po protestohet kundër mbajtjes së krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ndonëse të paktë në numër, kuptimi dhe mesazhet e kësaj proteste ishin të qarta e madje kishin edhe adresa specifike.

Mesazhe të qarta u dërguan në drejtim të qeverisë, por fjalë kishte edhe për gjykatat përtej kufijve.

Ky marshim pati një destinacion, shtatoren e Zahir Pajazitit.

Pranë tij qëndronte një nga luftëtarët të cilit uniforma e UÇK-së i është bërë e pandashme.

Mënyrat e nderimit ishin nga më të ndryshmet.

Të mllefosur këta protestues kërkonin lirimin e udhëheqësve të tyre, unifikimin e popullit dhe mos përdorimin e dokumentacionit serb.

Ai tutje i ka bërë thirrje popullit.

I dëshpëruar me pjesëmarrjen në këtë proteste e nën emocione u shpreh një mërgimtar.

Akuza kishte edhe ndaj qeverisë sipas së cilëve nuk po bënë asgjë për lirimin e krerëve të UÇK-së

Pas përfundimit të marshimit, këta të fundit u larguan derisa protesta u përmbyll e qetë.

Komento: