Veterani i Milani s’pranon të largohet nga “San Siro”

23:44 | 03 January 2019

Pavarësisht se u hodh lajme se ai do të largohet nga San Siro, është raportuar se Riccardo Montolivo refuzon të largohet nga Milano në janar përcjell ORAinfo.

Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori synon të shohë kontratën e tij deri më 30 qershor dhe pastaj të vazhdojë si agjent i lirë.

Ai kishte qenë i lidhur me Genoa, ku do të bashkohej me ish-trajnerin e Fiorentinës dhe Italisë, Cesare Prandelli.

Montolivo është 34 vjeçar dhe nuk ka bërë një paraqitje të vetme për Rossonerët këtë sezon.

Trajneri Gennaro Gattuso preferoi të lëvizë Davide Calabriën plotësisht në një rol të mesfushës gjatë një krizë dëmtimi në vend që të thërrasë shërbimet e veteranit./ORAinfo/

Komento: