
Ditën e diel u mbajtë një seancë e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re nga partia e cila mori më së shumti zgjedhje, në ditën e 9 shkurtit.
Pasi dështoi formimi i Qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje filloi me mbledhjen e nënshkrimeve për thirrje në seancën e re. Burime të Kanal 10, bëjnë të ditur se deputetët e partisë së Vetëvendosjes po synojnë që t’i mbledhin 40 nënshkrime që janë të domosdoshme për thirrjen e seancës së re të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re.
Nga Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar gjithashtu se nga kjo parti nuk do të ketë kandidat tjetër tek Presidentja Vjosa Osmani për të mandatuar për formimin e Qeverisë së re, përveç Albin Kurtit.
Kujtojmë se, Kushtetuta nuk e lejon që të mandatohet për herë të dytë kandidati i njejtë, pasi që dështon njëherë si mandatar i parë për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë. Kjo nënkupton që Albin Kurti nuk mund të mandatohet për herë të dytë./Gazeta10