
VV flet për mohimin e kandidaturës së Kurtit.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në facebook ka reaguar ndaj vendimit që ka marrë sot Gjykata Supreme.
Sipas VV’së, ky vendim i kundërvihet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Partia opozitare gjithashtu thotë se ekziston përpjekje për pamundësimin e zgjedhjeve që do të mbahen më 14 shkurt.
Tutje, VV’ja tha se lista e tyre do të garojë në këto zgjedhje.
“E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare”.
Kujtojmë se vendimi që u mor sot nga Gjykata Supreme dha vendimin final për mos-kandidimin e Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë që kandidatëve Labinotë Demit dhe Liburn Aliut iu lejohet kandidimi.