PZAP-ja pranon një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shtyhen pak orë, ose edhe për një ditë pasi PZAP ka pranuar sot një ankesë.
Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka dërguar ankesë lidhur me administrimin e votave të diasporës në QNR.
Mulë Desku ka thënë se ankesa është në fazë të shqyrtimit dhe se e njëjta pritet që të shqyrtohet gjatë ditës së sotme.
Nëse nuk do të kishte ankesë, rezultatet përfundimtare pritej të publikoheshin sot pas orës 14:00.