Vetëvendosje bën goditjen e radhës, prezanton aderimin e Hekuran Muratit

16:33 | 26 August 2019

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të forcohet me ekspert të njohur në vend.
Hekuran Murati, eksperti i njohur i financave në Kosovë tashme i është bashkuar subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje.

Murati në të kaluarën ka qenë pjesë e Ministrisë së Financave, ku kishte punuar si shef i divizionit të borxhit publik.

Aderimin e tij e ka bërë publik kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti në postimin e bërë në Facebook thotë se i është gëzuar shumë aderimit të Hekuran Muratit.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Albin Kurtit:

Hekuran Murati, një ndër ekspertët më të mirë në fushën e financave, tash zyrtarisht është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Fakultetin e ka mbaruar më 2007 për Menaxhimin e Biznesit në Universitetin Amerikan në Kosovë. Menjëherë ka vazhduar studimet master për Menaxhimin e Investimeve në Hochschule Bremen & University of North Carolina Ëilmington.

Në Ministrinë e Financave ishte shef i divizionit të borxhit publik, pastaj konsulent në Bankën Botërore, ka punuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës, e shumë, e shumë vende të tjera. Është shumë i ri, por shumë i ditur. Këtë e tregon puna e madhe, përvoja e gjerë dhe performanca cilësore që e ka bërë. Këtë e dëshmon edhe aktivizmi i tij ndaj tri çështjeve të mëdha: Marrëveshja e dëmshme me Contour Global, skadimi i kontratës korruptive mes Telekomit dhe Z-Mobile, si dhe monopolin zhvatës në homologimin e veturave. Ka shkruar shumë për shumë tema në përgjithësi, e për këto të trija në veçanti. Në shumë debate është përplasur me eksponentët e pushtetit duke e mbrojtur të mirën e përgjithshme.

Hekurani na ka gëzuar fort në Lëvizjen VETËVENDOSJE! me aderimin e tij. Dija e tij do të jetë e domosdoshme për të hartuar një program konkret për një fitore të domosdoshme. Për një fitore që po e presin të gjithë qytetarët. E, Hekurani erdhi në momentin e duhur e më të nevojshëm për vendin tonë.

Komento: