Vetëvendosje e konfirmon rastin e arrestimit me drogë të asamblistit të saj, inicion procedurë disiplinore

13:29 | 15 Gusht 2023
vetevendosje-e-konfirmon-rastin-e-arrestimit-me-droge-te-asamblistit-te-saj,-inicion-procedure-disiplinore

Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes do të mbajë një mbledhje urgjente për rastin e asamblistit Besnik Mujeci, i cili bashkë me disa të tjerë dyshohet se u kap me ekstazi në Shqipëri.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i cili tha se do të njoftojë për vendimin pasi të përfundojë kjo mbledhje.

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Drejtoria e Policisë në Tiranë ka bërë të ditur se pas një aksioni policor të koduar “Punisher 2” ka arrestuar pesë persona, dy prej tyre shtetas të Kosovës.

Kosovarët që janë kapur nga Policia e Shqipërisë si të dyshuar për trafikim të lëndëve narkoktike nga Kosova për në Shqipëri janë Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë.

Besnik Mujeci është zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblist i kësaj partie në komunën e Prishtinës.

Komento: